Së shpejti shërbimi bankar do të zgjerohet edhe në zonat rurale. Gjatë takimit të dytë të nivelit të lartë për remitancat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se projektligji për shërbimet e pagesave do të uli kostot për dërgesat e emigrantëve.

Projektligji vlerësohet të rrisë transparencën në shërbimet e ofruara nga tregu dhe në krijimin e një kuadri të konsoliduar për mbrojtjen e konsumatorit, një përbërës ky mjaft i rëndësishëm për tregun tonë. Projektligji synon edhe zgjerimin e ofrimit të shërbimeve nga bankat në të gjithë territorin përfshirë dhe zonat rurale.” -u shpreh Sejko

Për Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dërgesat e emigrantëve në vendin tonë mbeten më të larta se investimet e huaja.

Në Shqipëri si në të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor shumat që hyjnë nga remitancat është shumë më e lartë se ajo e invetsimeve të huaja. Fenomen mjaft  i zhvilluar këto vitet e fundit është migrimi i profesionisteve në vendet e BE e theksuar kjo ne fushat e mjekesisë apo teknologjisë së informacionit.”– theksoi Majko.

Por sipas ministrit Majko, në krahasim me vitin 2007 paratë që emigrantët shqiptarë dërgojnë në Shqipëri kanë rënë me rreth 27% tendenca në rënie sipas tij u shfaq sidomos gjatë vitit 2008.