Një person ka humbur jetën në qytetin e Durrësit.

Mësohet se të premten më 13 dhjetor, shtetasi Sh.Z., vjeç 60, është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë dhe ka gjetur vdekjen.

Policia njofton se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa nga veprimet e  para rezulton se shkaku i vdekjes është natyral.

Materialet u referuan në  Prokurorinë  pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.

NJOFTIMI I POLICISË

Më  datë 13.12.2018, ka vajtur në gjendje të rëndë dhe ka gjetur vdekjen, në spital, Durrës,  pa shenja dhune, shtetasi Sh.Z., vjeç 60, banues në Durrës. Nga veprimet e  para rezulton se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet u referuan në  Prokurorinë  pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.