Moderatorja e njohur Marina Vjollca nuk është shfaqur në ekran që pas përfundimit të spektaklit “C’est la Vie”. Kjo madje ka ngritur dyshimet se ajo kishte mbetur pa asnjë emision.
Por ditën e sotëm Marina ka zbuluar se do të rikthehet së shpejti në ekran, por pa dhënë detaje të tjera. Ishte gazetari i njohur ai që postoi një video në “Instastory”, ku e pyet moderatoren se kur do të kthehet në televizion dhe ajo thotë: “Shumë shpejt”.
Eraldo ka publikuar gjithashtu edhe një foto në profilin e tij në “Instagram” ku shfaqet me Marinën dhe shkruan: “Të gjitha t’mirat i ka kjo gocë”.
Por një koment “me spec” ka lëshuar Luana Vjollca, e cila me humor shkruan: “E mira më e madhe që ka: Më ka motër mua”.





