Një zjarr i përmasave të frikshme ka rënë gjatë natës në një godinë 4-katëshe në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:13, në lagjen nr. 12, rruga “Vasil Ternova”.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nuk ka dëme në njerëz, pasi u bë i mundur evakuimi i tyre, njofton zyrtarisht policia.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.





