Klea Huta ka publikuar në rrjete sociale një video në të cilën tregon se së shpejti do të sjellë një projekt me partnerin e saj Elgit Doda.
Në këtë video çifti shfaqet në poza sensuale dhe romantike me njëri-tjetrin, ndërkohë që Klea ka shkruar: “A jeni gati ?? aaaa I’m so excited… Mezi presss”,- përfundon Klea.
Nuk dihet ende se çfarë po përgatisin dy artistët e njohur të cilët janë edhe një çift mjaft i dashur i showbizit shqiptar.





