Kryeministri Edi Rama iu drejtua sërish me një thirrje studentëve, duke u kërkuar bisedime.
Rama shpërndau një pankartë në Instagram, ku shkruhet: “Gjithçka na duhet është të flasim – Parulla e njërës prej protestave më madhështore të vitit 2018 në Evropë…”.
Studentët i kishin vënë afat qeverisë orën 16:00 të ditës së sotme për plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.
Ndërkohë, pas një komunikimi që studentët kanë pasur me njëri-tjetrin, kanë vendosur që ta përshkallëzojnë protestën duke u ndarë në dy grupe, ku ata që shkuan drejt Zogut të Zi, kanë bllokuar rrugën, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të qëndrojë përballë Ministrisë së Arsimit.
Bllokimi i Zogut të Zi, një pikë nevralgjike e Tiranës, pritet të sjell kaos me trafikun.





