“Wind if Change (era e ndryshimeve) që mund të ndryshojë politikën” e quan deputeti i PD-së së qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi, protestën e studentëve, që ditën e martë pritet të radikalizohet, nëse qeveria nuk miraton 8 kërkesat e tyre.

Në një status në Facebook, Bylykbashi rendit 10 arsye që sipas tij bëjnë që "studentët kanë të drejtë të jenë politikë".

Statusi i plotë i Oerd Bylykbashit:

10 arsye pse studentet kane te drejte te jene politike
‎‎
1- Studentet enderrojne te jetojne me mire. ‎

 ‎2- Arsimi i larte eshte nje shkalle per arritur ato endrra, ndaj Kushtetuta e vendos si te drejte dhe objektiv kushtetues social.‎
 ‎‎
3- Arsimi i larte nuk eshte vetem per ata qe kane para, por per kedo qe enderron te jete qytetar me i mire. Kushtetuta vendos vetem nje kriter: aftesite e te rinjve. 
 ‎‎
4- Ligji i arsimit ‎universitar i Edi Rames po shkaterron arsimin publik universitar.
 ‎‎
5- Te shfuqizosh kete ligj eshte jo vetem e drejte, por eshte politike e paster.

 ‎6- Kryeministri Rama nuk e shfuqizon ate ligj, sepse e ka bere vete, e kishte qellim politik te kufizonte aksesin ne arsimin e larte vetem tek ata qe kane para.
 ‎‎
7- Parlamenti nuk e shfuqizon ligjin sepse si noter i Rames, mazhoranca e tij noterizoi ligjin qe ai deshi.

 ‎8- Ligji eshte antikushtetues, por sot eshte e kote ta ankosh ne Gjykate Kushtetuese, sepse ate gjykate e ka mbyllur Rama pikerisht qe ligjet e tij te mos rrezohen.
 ‎‎
9- Ligji i arsimit te larte nuk shfuqizohet me referendum sepse ne vitin 2000, socialistet miratuan nje ligj referendumesh qe vret cdo referendum dhe qe atehere kane refuzuar ta ndryshojne ligjin per referendumet.
 ‎‎
10- Ndaj, ligji i Rames qe vret endrrat e studenteve per nje jete me te mire SHFUQIZOHET vetem nga studentet aty tek sheshi i protestes. Aty, mes studenteve ne ate shesh, jane Parlamenti, Gjykata Kushtetuese dhe Referendumi se bashku.

 ‎Politika qe prodhojne sot studentet, edhe pse thone qe ‎protesta nuk eshte politike, eshte nje Wind of Change qe mund te ndryshoje politiken.

 ‎#DhjetoriDyte