10 dhjetori për bukuroshen shqiptare Almeda Abazi dhe aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, është një datë shumë e rëndësishme, pasi festojnë 4-vjetorin e dashurisë së tyre.
Ata janë një ndër çiftet më të njohur për publikun shqiptar dhe turk, e postimet e tyre në rrjetet sociale tërheqin gjithmonë vëmendje.
Almeda ka vendosur që të bëjë një dedikim për bashkëshortin përmes një postimi në Instagram teksa kujton 10 dhjetorin e vitit 2014: “Gëzuar përvjetorin e katërt dashuria ime…”, shkruan ajo.
Almeda dhe Tolga u martuan dy vite më parë në një ceremoni në New York ndërsa janë në pritje të fëmijës së parë, që është djalë.





