Kryeministri Rama përmes një komunikimi në rrjetin social “Facebook” iu bëri thirrje studentëve të lënë godinën e Ministrisë së Arsimit dhe të pushtojnë godinën e Kryeministrisë.

Mes të tjerash, Rama shtoi se Kryeministria është e atyre dhe janë të mirëpritur për të marrë pjesë në një dialog, takim ky i cili do të shërbejë për t’i shpallur luftë korrupsionit në Universitet

“Unë jam shumë i vetëdijshëm për kusuret e qeverisë. Unë  nuk jam njeri që i di të gjitha edhe pse ashtu dukem. Nëse duan të luftojnë korrupsionin, këtë mund ta bëjmë bashkë. Studentët le të rrinë sa të duan në shesh, nuk marrin dot vendime, por as qeveria. Lëreni Monikën dhe Lulin te ministria. Vendin këtu e keni, pushtoni këtë godinë, kjo është e juaja. Të ulemi dhe të merremi me këtë punë. Nuk është problemi i tarifave”, tha Rama.