Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta për shkak të vakumit ligjor, Kuvendi ka hedhur shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Shorti ka nxjerrë 8 fitues duke lënë një vend vakant nga Gjykata e Apelit.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se hedhja e shortit bëhet në kundërshtim me kushtetutën e ligjin, pasi mungon baza ligjore.

Oerd Bylykbashi: Presidenti thotë se ka vakum ligjor dhe dispozitat tranzitore kane mbyllur efektin e tyre. Kandidatët filtrohen nga 3 organe Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese, KLGJ e KLP, të cilat nuk janë ngritur ende. Qëllimi është kapja e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Tërhiquni nga ky short sot dhe plotësoni vakumin ligjor për funksionimin e KLGJ e KLP.

Gramoz Ruci: Letrën e presidentit për shortin e kam konsultuar me ekspertet ligjore te kuvendit, EURALIUS, OPDAT. Sot është rendi qe hidhet shorti. Për shortin e KED Gjykata Kushtetuese ka sjelle dy kandidatura. Për këtë nuk mund te hidhen shorti pasi janë vetëm dy kandidate për dy poste dhe dy kandidaturat vlerësohen automatikisht te zgjedhur. Bëhet fjalë për Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha.

Fituesit për KED:

Gjykata Kushtetuese

  • Vitore Tusha
  • Bashkim Dedja
  • Anëtar zëvendësues nuk ka

Gjykata e Lartë

  • Ardian Dvorani
  • Anëtar zëvendësues Medi Bici

Prokuroria e Përgjithshme

  • Arta Marku
  • Anëtar zëvendësues nuk ka

Prokuroritë e Apelit

  • Fatjona Memecaj
  • Anëtar zëvendësues nuk ka

Gjykata e Apelit:

  • Fatri Islamaj
  • Margarita Mahuli
  • Anëtar zëvendësues, Gurali Braimllari

Gjyqtar të Gjykatave Administrative

  • Eriol Roshi
  • Anëtar zëvendësues, Klodiana Veizi Mema.