Një grua në Durrës është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Policia njofton se më 05.12.2018, është gjetur e vdekur shtetasja Sh.M., vjeçe 76.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se, shkaku i vdekjes ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.





