Në një deklaratë për mediat, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha këtët të enjte se nuk do të ketë tarifë për provimet e prapambetura. Ajo tha se pranohet kërkesat e studentëve duke hequr nenin 4 të VKM-së.
"Do të hiqet neni 4 i VKM-së dhe nuk do të ketë kosto shtesë për studentët përsëritës që mbartin provimet nga një vit i mëparshëm. Më duhet të vijoj tani me propozimin për heqjen e pikës 4 dhe që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin për tarifat që lidhen me studentët përsëritës. Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni me studentët dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit. Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës".
Deklarata e ministres së Arsimit vjen në një kohë që studentë të universiteteve publike kanë bojkotuar edhe sot auditorët dhe kanë vijuar protestën e nisur 2 ditë më parë.





