Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur protestën e studentëve në disa rrethe të vendit kundër tarifave dhe pagesave për provimet e mbartura.
Kryemadhi shkruan në një postim në Facebook se politika duhet të mësojë prej studentëve.
"BRAVO! Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje!”





