Anëtarja e Këshilliit Bashkiak Durrës nga rradhët e LSI, Edlira Hyseni, një zë aktiv në mbledhjet e këtij këshilli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook denoncon Bashkinë e qytetit bregdetar për mos plotësim premtimesh për kategoritë që përfitojnë kredi të buta.

Sipas Hysenit, shumë qytetarë durrsakë që janë shpallur fitues që nga viti 2015 për të përfituar një kredi të tillë, nuk kanë arritur të marrin as pas tre vitesh.

“3 vjet qe kjo Bashki ka shpenzuar fonde pa fund per cdo gje, ka perfituar nga Qeveria fonde tjera plot, ka bere veliere e rruge nga 3 here, por vetem per ata qe presin nje therrime te buxhetit, ende ska leke..
Nje nene qe rrit e vetme dy femije, nje prej tyre me ca veshtiresi plus… me pyeti keto dite : 
" Kur mund ta perfitoj ate kredine qe me kane thene jam fituese nga 2015? "
U perpoqa te mesoja me shume, te kuptoja, te pergjigjesha.. doja te jepja ndonje haber te mire.. Nuk munda !”,-
shkruan Hyseni në postimin e saj.

Postimi i plotë i këshilltares Edlira Hyseni:

Nuk kuptoj..ne Bashkine Durres hartohen dhe parashikohen per cdo vit projekte dhe fonde per sherbimet sociale, qe jane disa forma ndihme ekonomike per familje apo individe ne nevoje e pamundesi te ndryshme. Kredite e buta, ato me interesa me te vogla, jane nje prej tyre. Bashkia mbulon vetem interesat.. Nxitojne njerezit me halle plot te plotesojne formular e procedura, te marrin vesh kur e si jane afatet, te gjejne dyert apo njohjet, te kerkojne e te presin.. presin dhe me vite.. dalin lista te gjata fituesish.. miratohen ato dhe me Vendime Keshilli Bashkiak, vit pas viti..
Por parashikimet e premtimet nuk realizohen aspak, sepse Bashkia ska fondet..ska bere tenderat per zgjedhjen e bankave..sdin as kur e as si do perfitojne ndihmen ata fituesit ne letra.. dhe kjo histori sot zgjat nga 2015 ..
3 vjet qe kjo Bashki ka shpenzuar fonde pa fund per cdo gje, ka perfituar nga Qeveria fonde tjera plot, ka bere veliere e rruge nga 3 here, por vetem per ata qe presin nje therrime te buxhetit, ende ska leke..
Nje nene qe rrit e vetme dy femije, nje prej tyre me ca veshtiresi plus… me pyeti keto dite : 
" Kur mund ta perfitoj ate kredine qe me kane thene jam fituese nga 2015? "
U perpoqa te mesoja me shume, te kuptoja, te pergjigjesha.. doja te jepja ndonje haber te mire.. Nuk munda !