18-vjeçari shqiptar Marios Isak nga Leskoviku, i cili mbeti i vdekur mbrëmë në Kavala të Greqisë, është vrarë nga një bashkëmoshatar shqiptar që ka pranuar krimin në polici.

Mësohet se viktima dhe autori kanë qenë shokë të vjetër dhe pasi janë larguar nga  një kafe, janë zënë mes tyre për motive që ende nuk bëhen të ditura.

Autori ka thënë se nuk donte t’a vriste Mariosin, por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabimisht. Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje.