Policia greke ka zbuluar të tjera detaje nga vrasja e 18-vjeçarit, Marios Isa në Greqi, për të cilin janë shoqëruar 2 persona. Dyshohet se vdekja e të riut ka ndodhur për pazare droge.
Mediat shkruajnë se Isa aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala. “Kavala News” shkruan se viktima mori një goditje të vetme në shpinë, që i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme, ndërkohë që bëhet me dije se qitësi ishte profesionist.
I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën. Prindërit e tij shkuan menjëherë në Departamentin e Policisë në Kavala për të dëshmuar.





