Një 21-vjeçar në Maqellarë të Dibrës rezulton i zhdukur prej 7 ditësh.

Familjarët e Mateo Agës, ishin ata që denoncuan ngjarjen në polici.

“Dyshojmë se e kanë rrëmbyer djalin. Më 29 nëntor djali shkoi në fshatin Grezhdan”, rrëfejnë prindërit, raporton “BalkanWeb”.

“Mateo nuk kishte telefon me vete kur u largua. Shkoi në fshat me makinën e një fqinji”, janë shprehur ata në polici.

Policia e Dibrës raporton se po punohet për gjetjen e 21-vjeçarit.