Një 34-vjeçar nga Vlora është arrestuar nën akuzën e mashtrimit.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale R.A, i cili i mori një personi tjetër 1500 euro në këmbim të një automjeti, por nuk ia dha mjetin.

"Mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi K.K., më datë 27.07.2017, shtetasi R.A., i ka marrë një shumë parash prej 1500 euro në këmbim të një automjeti, por si përfundim shtetasi K.K nuk ka marrë as mjetin dhe as paratë", sqaron policia.

Për 34-vjeçarin në 2017-n, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi".

Policia gjithashtu bën të ditur se shtetasi R.A, ka qenë i arrestuar më parë nga Policia për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".