Një endacak me iniciale I.K. ka humbur jetën gjatë natës së sotme në zonën e Librit Universitar pasi ka pasur kontakt me një kabinë elektrike, shkruan Shqiptarja.com. Kabina ka pësuar një defekt pasi endacaku ka rënë në kontakt me të teksa flinte. 

Endacaku është gjetur i pajetë në mëngjes nga punonjësit e OSSHE, të cilit kishin shkuar në zonë për të rregulluar defektin që ishte shkaktuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në polici edhe një person që ndodhej me endacakun.