Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë. Persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës i kanë marrë një tregtari 30 steka duhani.
Në një njoftim paraprak për mediat, policia njofton se në zonën e "Tregut ushqimor", persona të paidentifikuar nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë, i kanë vjedhur pronarit të një dyqani 30 steka paketash.
Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





