I ashpër, i drejtpërdrejtë. Nuk përdor gjysmëterma Françesko Toti kur prezantohet në vend të trajnerit Di Françesko për mikrofonat e “Sky Sport” pas sfidës me Interin.Dhe niset menjëherë në sulm: në “shënjestrën” e drejtuesit roman episodi i penalltisë së paakorduar në favor të vendësve pas kontaktit në zonë mes D’Ambrozios e Zaniolos: “Të gjithë e panë atë çfarë ndodhi, – nënvizoi Toti.– Pyes veten se si arbitrat e VAR-it nuk panë asgjë te një faull i tillë. Është turp. Çfarë bëjnë në kabinë? Po e përdorim VAR-in me qëllim për të riparë aksionet dhe ky ishte i dukshëm. Ndoshta shihnin një tjetër ndeshje…”. Por, ishkapiteni roman nuk kishte mbaruar:
“Është e pamundur të vazhdohet kështu. Nuk po kërkoj alibi, por rezultati i sfidave si kjo ndryshon nga episode të tilla: në atë moment mund të kalonim në avantazh, por në aksionin pasardhës pësuam gol nga Keita”.Në fund, pasi ishte qetësuar dhe kur nga studio e njoftojnë që po afrohet Spaleti (për intervistën e tij me gazetarin), Toti përshëndet: “Një mbrëmje të mirë të gjithëve, është më mirë kështu…”.





