Është e thjeshtë ta harrosh, por Andre Shyrrle është një kampion bote. Vetëm 24 vjeç në Brazil, bota kujtoi se gjeti një tjetër yll.

Por, si në rastin e njeriut që shënoi golin e triumfit në finale, Gwces, edhe njeriu që e shërbeu atë, u “fik” pas 2014-ës. Ish-sulmuesi i Çelsit, sot te Fulhami, s’ka luajtur në vazhdimësi dhe fajin për këtë e ka një copë pule e ngrënë një muaj pas Botërorit.

“Më bëri keq dhe nga ai moment e tutje nuk kam ngrënë më pulë në jetën time. Nga e gjithë skuadra vetëm unë u ndjeva keq. Ndodhi gjatë transfertës në Poloni. Humba 5 kg dhe ishte një problem për të rikuperuar forcat. Ndihesha keq dhe s’ngrihesha dot as nga krevati. Në fund zbuluam se ishte salmonelë”, tregon për “The Sun”.