Një shqiptar, komandant i Shtetit Islamik është vrarë këtë fundjavë. Ai njihej si "Abu Usama Al-Albani", dhe u vra gjatë përleshjeve me forcat demokratike sirianë në Sirinë Lindore, pranë qytetit Hajin.
Almasdarnews.com raporton se "komandanti i Daesh ishte një i huaj nga Shqipëria; ai thuhet se ishte duke udhëhequr mbrojtjen e këtij fronti të Eufratit kundër forcave demokratike siriane". Nuk ka detaje të mëtejshme për këtë komandant të huaj të Daesh.





