Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shoqëruar me debate mes socialistëve pasi kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka vërejtje për buxhetin.
Braçe ka pasur kundërshtime për disa nene të buxhetit dhe ka kërkuar tatim zero për pagen deri në 40 mijë lekë. Por ku propozim u kundërshtua nga ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Propozimi i Erion Braçes, ka pasur mbështetje dhe nga deputetë të maxhorancës në Komisionin e Ekonomisë. Braçe, në cilësinë e kreut të Komisionit të Ekonomisë, pritet të bëjë propozime për paketën fiskale gjatë shqyrtimit nen për nen.





