Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi iu gjet në banesë armë zjarri kallashnikov si dhe një sasi fishekësh.

Mësohet se i arrestuar është shtetasi Jashar Hysa, banues në fshatin Varosh, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e të riut u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arma e zjarrit, një karikator dhe 146 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.