Dy shqiptarë të vdekur është bilanci i një ngjarjeje të ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Gjermani. Gazeta gjermane “Bild” raporton se Blendi G. 47 vjeç u vra te pragu i derës së shtëpisë së tij, teksa po kthehej nga puna, i cili punonte si roje sigurie në dyqanin Boss në Kurfürstendamm.
Autori, shton gazeta, dyshohet se është një tjetër shqiptar, i moshës 60 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes njoftuan menjëherë policinë. Ata thanë se dëgjuan tre ose katër të shtëna me armë zjarri. Pasi ka qëlluar 47-vjeçarin, autori i krimit ka qëlluar edhe veten, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Një dëshmitar tha për “Bild” se ishte përpjekur për ta ndihmuar Blendi G., por nuk mundi që ai të mbijetonte.
Nuk dihen ende rrethanat e këtij krimi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e vrasjes.





