Tre hajdutë çantash e rrobash ka kapur në flagrancë policia e Durrësit gjatë 24 orëve të fundit, njëri prej të cilëve përfundoi në pranga, ndërsa për dy të tjerët nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.

Një 20-vjeçar me inicialet Xh.A. banues në Shën Vlash, është arrestuar në flagrancë, pasi u kap duke vjedhur në një butik rrobash.

Ndërsa dy adoleshentë të tjerë minorenë, A.Ç dhe O.N., vjeç 17 dhe 14, banues të dy në Durrës, akuzohen se i kanë marrë çantën nga krahu një shtetaseje me iniciale A.M.

Gjithashtu, nga veprimet e kryera nga ana e uniformave blu, rezultojnë se dy minorenët janë autorë edhe të dy vjedhjeve të ndodhura me datë 23 dhe 25 nëntor 2018.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për tre të rinjtë.