Një efektiv i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur armën e shërbimit. Mësohet se efektivi Gramoz Spahiu, e ka evidentuar humbjen e armës së shërbimit në fshatin Pronovik të qytetit të Poliçanit, pranë Repartit të Zjarrfikësve.
Megjithatë, ende nuk dihet ende nëse efektivi Spahiu thjesht e ka humbur armën apo ia kanë grabitur.
Denoncimin ai e ka bërë 2 ditë më parë në policinë e Skraparit.
“Më datë 30.11.2018, ka bërë kallëzim shtetasi G.S,vjeç 48, banues në fshatin Mbrakull se në fshatin Pronovik Poliçan i ka humbur arma e shërbimit. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim”, njofton policia.





