Një mashinist treni me banim në Durrës, ka gjetur vdekjen teksa ishte duke drejtuar trenin.

Viktimë ka mbetur shtetasi K.Dh. vjeç 63, banues në Durrës. Nga veprimet e kryera nga ana e policisë, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ngjarja është regjistruar një ditë më parë më 1 dhjetor, në Peqin, teksa 63-vjeçari ishte duke drejtuar trenin e mallrave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.