Policia rrugor ka goditur një rast të mirëdhënies. Një person i cili tentoi të korruptonte punonjësin e policisë rrugore, u vu në pranga.

47-vjeçari nga Kamza me iniciale A.Gj. ishte ndaluar nga policia për kontroll. Pasi efektivi i kërkoi dokumentet e automjetit për verifikim, 47-vjeçari i ofroi 50 mijë lekë të vjetër me qëllim që mos t’i jepte letra.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron” në zonën e Laprakës në Tiranë. Drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndon akuza për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.