Bën të “fortin” me policinë, por i duhet të përballet me akuzën për konsumimin e 2 veprave penale.
Kështu ka ndodhur me 39-vjeçarin L.N., banues në Durrës, i cili gjatë ditës së premte është shndërruar në person problematik për forcat e rendit.
Policia e akuzon këtë shtetas për “Prishje të qetësisë publike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Pas shoqërimit të tij, efektivët kanë ngritur dy akuza penale ndaj 39-vjeçarit, ndërkohë që çështja do të ndiqet më tej nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.





