Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, ndaj të cilit ishte dhënë masa “arrest me burg”.
Më 30 nëntor, u ndalua shtetasi A.Z. vjeç 42, banues në Durrës, mësohet nga burimet zyrtare.
Gjykata e Shkallës së Parë Përmet ka caktuar ndaj 42-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.





