Policia italiane ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës.

Një operacion i përbashkët i koduar "Evelin", i trupave të antidrogës italiane e të policisë financiare është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në 4 rajone, në provincën e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.

Janë vënë në pranga 20 persona, shumica e të cilëve shqiptarë.

Sipas informacioneve që përcjellin mediet fqinje, droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës.

Operacioni i koduar ka vënë hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë, rumunë e shqiptarë, ndaj të cilëve është ushtruar kontroll në banesa.