Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në lagjen “Bahçallëk” të Shkodrës.

Një automjet ka përplasur një biçikletë, e për pasojë ka humbur jetën i moshuari që lëvizte me biçikletë.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë.