Dita e sotme është një ditë feste për të gjithë shqiptarët. Si sot, 106 vite më parë, më 28 nëntor 1912, u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë.
Autoritetet e larta shtetërore kanë zhvilluar homazhe tek "Ushtari i panjohur" në Vlorë. Ceremonitë zyrtare kanë bërë bashkë kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe presidentin Ilir Meta, të cilët kanë vendosur kurora me lule, ndërsa kanë marrë pjesë edhe anëtarë të kabinetit qeveritarë e deputetë. Pjesë e homazheve ka qenë edhe Behgjet Pacolli.
Nga ana tjetër, opozita nuk ka udhëtuar në qytetin e Pavarësisë, por ka festuar e vetme në Tiranë. Kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bujar Nishani si dhe deputetë e mbështetës të opozitës, kanë zhvilluar homazhe te "Varrezat e Dëshmorëve" në kryeqytet.





