Është nëna e një vajze 12-vjeçare dhe mendon të bëhet nënë sërish. 

Hygerta Sako nuk mendon ta lërë vajzën e saj pa një motër ose vëlla. Në një intervistë për Tema Tv, Hygerta ka treguar planet e saj për një fëmijë të dytë, duke qenë se Ana, vajza e saj është shumë e dhënë pas fëmijëve dhe e ndjen mungesën e një motre ose vëllai.

“Për një fëmijë të dytë e kam menduar, sepse Ana është shumë e dhënë pas fëmijëve të vegjël dhe unë e kuptoj që ndoshta për të kjo është një mungesë e madhe”,-u shpreh Hygerta.

Mirëpo, ish-missi shqiptar edhe pse mendon të bëhet nënë për herë të dytë nuk beson tek martesa, duke qenë se ajo e para nuk shkoi ashtu siç ajo donte.

“Tek martesa e dytë nuk është se besoj. Ndoshta është edhe çështje mentaliteti, pavarësisht se unë jam shumë mendjehapur ndaj kësaj teme. Ose ndoshta ka të bëjë edhe eksperienca ime e parë e martesës e cila nuk eci siç doja unë”,- tregoi Hygerta.