Pesë persona janë çuar për hetim në Prokurorinë e Beratit pasi akuzohen prodhim të paligjshëm të gurit gëlqeror në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Tomorrit. Policia nuk i ka publikuar emrat e të arrestuarve por vetëm inicialet dhe moshat e tyre.
Bëhet fjalë për shtetasit:
I.L., 42 vjeç, banues në Poliçan;
B.L., 43 vjeç, banues në Berat;
C.Q., 41 vjeç, banues në Poliçan;
A.B., 32 vjeç, banues në Çorovodë.
S.Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Mbi pesë personat rëndojnë akuzat: “Fshehja e të ardhurave”, “Shkatërrimi i pronës” dhe "Punësim i paligjshëm", ndërsa në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që shërbenin për prodhimin e gurit gëlqeror në zonën e mbrojtur.





