Rita Ora festoi të hënën 28-vjetorin e lindjes ku mori shumë dhurata dhe urime. Por ajo çfarë bie në sy është një detaj i vogël por që ndoshta do të thotë shumë.

Rita nuk është uruar për ditëlindje nga mikja e saj më e mirë Bebe Rexha. Dy këngëtaret njihen për marrëdhënien e tyre të ngushtë dhe gjithmonë kanë përkrahur njëra-tjetrën, e në shumë evente janë shfaqur bashkë.

Por kohët e fundit Bebe është parë shumë në shoqërinë e Dua Lipës dhe fansat e kanë kritikuar se po harron Ritën. Bebe e mohoi këtë fakt, duke pohuar se ruan miqësinë me të dy këngëtaret shqiptare, por mesa duket pohimet e fansave janë të vërteta. Mbetet për tu parë nëse marrëdhëniet mes Orës dhe Rexhës janë prishur apo jo.