Një aksident ku kanë mbetur të përfshirë 4 automjete është regjistruar pasditen e sotme në dalje të Durrësit.

Siç shihet në foto, automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, madje automjeti i fundit në rradhë ka hyrë poshtë fuoristradës.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Fatmirësisht nga përplasja mes 4 mjeteve, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Disa prej mjeteve kanë pësuar dëmtime në pjesën e përparme dhe të prapme të tyre.