Alfio dhe Fatma, dy moderatorët simpatikë, e bënë publike lidhjen e tyre në fillim të muajit të kaluar përmes një postimi në Instagram. Më pas postimi në fjalë u pasua nga shumë të tjerë, duke ndarë me ndjekësit më shumë rreth marrëdhënies së nisur para dy vitesh.

Ditën e sotme në një intervistë për “Jo vetëm modë” moderatori ka thënë se nëse një ditë do të martohet me Fatmën, dëshmitar i dasmës së tyre do jetë kolegu i tij Indrit Çela.

Ndër të tjera Alfio ka treguar se ai dhe Fatma bashkëjetojnë prej rreth një viti e gjysmë dhe bashkëjetesa është ajo që i ka afruar akoma më shumë si çift.