Renato Mekolli është padiskutim një ndër emrat më të përfolur të momentit, me gjithë diskutimet që po shkakton programi “Hell’s Kitchen”
Këtë të shtunë, shefi më i njohur i kuzhinës do jetë i ftuar në një intervistë me Dojna Memën, në emisionin“Pop Culture”.
Në një video të publikuar nga vetë moderatorja me disa fragmente përmbledhëse të kësaj puntate, ajo e ka pyetur Renaton edhe në raport me femrat.
“Cila është konkurentja më seksi që ti do e kishe ngacmuar, nëse nuk do të ishe në “Hell’s Kitchen”, është pyetja direkte e Dojnës.
“Nuk është tani. Ani, Ani është”, thotë Renato i vendosur.
“Ajo goca me taka, që t’i i bërtisje “ku shkon me taka ne kuzhinë”?”, e pyeti sërish Dojna.
“Epo kështu lind dashuria”, përgjigjet Renato duke qeshur.
Konkurentja në fjalë u skualifikua dy javë më parë nga programi i njohur i gatimit nga Renato.





