Kryeministri Edi Rama pas protestës së dhunshme para Kuvendit ku mbetën të plagosur disa banorë dhe 12 efektivë, ka shkuar në Spitalin e Traumës për të vizituar këta të fundit ku është përballur me familjarët e banorëve.

Rama është pritur nga familjarët e protestuesve të plagosur, ku ka pasur dhe tension, pasi në momentin që ka dalë, është qëlluar me këpucë nga një banore e Unazës së re. Pas këtij incidenti polcia ka shoqëruar protestuesit, ndërsa kreu i qeverisë është larguar.

Pas vizitës, Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se është i prekur thellë nga humbja e gishtave të dorës së policet Ina Nukut.

“I prekur thellësisht nga humbja e gishtave të dorës të Ina Nukut, policja 24 vjeçare e goditur sot në krye të detyrës dhe nga trishtimi i thellë i nënës së saj. Kjo protestë e turpshme e Antiligjit dhe Opozitës që kērkon mish për top, nuk ka asnjē shans të sfidojë ligjin e shtetin!”, shkruan Rama.