Kryeministri Edi Rama ndodhet në spitalin e Traumës për të parë nga afër situatën e efektivëve të policisë të lënduar gjatë protestës para Kuvendit paraditen e sotme
"Përfytyroni, çdo prind, çdo vëlla, çdo motër, çdo të thtotë të vijë vajza nga puna, vetëm 24 vjeç me gishta të këputur, pasi ka dalë të kryejë detyrën. Është një situatë që nuk ka ndodhur që nga prishjet e parkut Rinia. Një parti që merr persipër të mbrojë zaptues pronash, kundër interesit publik për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot. Prerja e gishtave është një vije e kuqe për ata që sot kanë marr përsipër t’i kundërvihen ligjit. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe policia e shtetit të kthehet në target për kapsolla gurë," ka deklaruar kreu i qeverisë.
Në hyrje të spitalit, Rama është pritur edhe nga familjarët e protestuesve të lënduar të cilët kanë thirrur: "Turp! Turp!", "Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit", i drejtohet një tjetër familjare Ramës.





