Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po vijon vizitën e tij në Maqedoni në kuadër të 110 vjetorin të Kongresit të Manastirit.

Meta sot ka bërë një shtëtitje në Çarshinë e Shkupit, i shoqëruar nga dhjetëra shqiptarë të Shkupit, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferri, zv. kryeministri i Kosovës, Bujar Osmani, kryetari i BDI, Ali Ahmeti si edhe ministra, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoni. I pranishëm edhe  ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj.

Presidenti Meta i shoqëruar nga kryetari i Parlamentit Talat Xhaferri, zv. kryeministri i Kosovës, Bujar Osmani, kryetari i BDI, Ali Ahmeti vendos kurorë me lule tek monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu si dhe tek mozaiku kushtuar ngjarjeve më të lavdishme të kombit shqiptar.