Ish-Miss Shqipëria 2005, Suada Sherifi, ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në fytyrë.
E pyetur nga ndjekësit në rrjete sociale, Suada e ka konfirmuar por pa e specifikuar se çfarë operacioni plastik ka bërë por shprehet se nuk është aspak e penduar.
"Pse je bërë kaq shumë. Ishe shumë e bukur natyrale. Sa keq që të kapi edhe ty kjo sëmundja e pasigurisë," shkruan një ndjekës.
"Unë bëj çfarë të dua për sa kohë ndihem mirë me veten! Dhe shyqyr që na kanë ardhur këto kohë! S’po rri të bëj si nëna natyrë këtu… por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë, se nuk kam pasur nevojë. Por as jam penduar për çfarë kam bërë", i kthehet Suada.





