Dita e sotme përkon me 4-vjetorin e ndarjes nga jeta të kantautorit të njohur Floran Kondi, i njohur me emrin e artit Dr.Flori.
Nuk kanë munguar ditën e sotme postime nga miqtë e tij më të ngushtë për ta kujtuar figurën e tij. Këngëtarja Aurela Gaçe, këngëtari Landi Hysi dhe moderatori Turjan Hyska janë disa nga emrat që kanë kujtuar artistin sot.
“Jeta shkon… Keshtu ka qene e keshtu do jete gjithmone por ti e pate lluksin ta ndaloje kohen per te gjithe ne kater vite me pare…. Se ti sje si te tjeret, ti ke qene, je dhe do mbetesh DR FLORI!,”- shkruhet në postimet e tyre. Dr.Flori humbi jetën 4 vite më parë si pasojë e overdozës nga droga.





