Fansat e dy këngëtarëve u habitën jo pak kur doli lajmi se Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra i kishin dhënë fund fejesës së tyre në një kohë kur mendohej çifti ishte në prag të dasmës.
Ndarja u konfirmua më 17 shtator, kur në natën e parë të spektaklit “Dance With Me”, Seldi pranoi se nuk ishte më i fejuar me Mimozën, me fjalët:“Ndarja paska qenë e shkruar”!
Pak ditë më parë u njoftua se Mimoza po përgatit një projekt të madh dhe u dyshua se këtë e zbuloi reperi i njohur Gold Ag. Dje u përfol se ky i fundit do të zëvendësojë Seldin, në këngën e re që thuhej se do të publikohej me këngëtaren. Por ndërsa u përfol se mes tyre mund të kishte diçka më shumë sesa thjesht bashkëpunim profesional, këngëtarja vendosi sot që të reagojë publikisht.
“Një info për ju fansat dhe miqtë e mi, nuk do të kem për momentin bashkëpunim me askënd, me vonë patjetër që do të ketë… Së shpejti do të dalin projekte të miat vetëm, për juve. Kjo është vetëm një foto e bërë gjatë xhirimeve festive, por pse jo në të ardhmen nuk i dihet sigurisht që me shumë kolegë do të kem bashkëpunime”, shkruan Mimoza, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë zërat.





