I ftuar në emisionin “Politika Online” në Gazeta Shqiptare, sekretari i grupit parlamentar të PS-së, Ervin Bushati paralajmëron të njëjtin skenar nëse Presidenti nuk do të firmosë emrin e gjeneralit Sandër Lleshi për Ministër të Brendshëm.
Ndërkohë që afati i kërkesës së përsëritur të Kryeministrit është drejt fundit, Bushati thekson se Kreut të Shtetit mund t’i shkojë për herë të tretë i njëjti emër. Bushati mohon krizën Qeveri-Presidencë, teksa e relativizon atë.





