Jennifer Lopez është pa diskutim diva e muzikës botërore, prandaj çdo minutë e performancës së saj kushton mijëra dollarë.

Ajo së fundmi ka marrë pjesë në hapjen e festivalit City Mall në Doha të Katarit, ku mësohet se këngëtarja është paguar 2 milionë dollarë për vetëm 20 minuta.

Ndërkohë që përveç këtyre, JLO-së iu paguan edhe 1 milionë dollarë të tjera për shpenzimet, ku përfshiheshin edhe fluturimi me avionin privat.

TMZ ka bërë të ditur, se Jennifer Lopez pati edhe një bisedë me fansat, ku foli për për të drejtat e grave, një çështje shumë e prekur në vend dhe është nga të paktat artiste që është ftuar në Katar.

Duhet theksuar se këngëtarja me famë botërore nuk po fiton milionat vetëm jashtë vendit. Raportohet se ajo do të performojë në Teatrin Dolby në Los Anxhelos për 20 minuta dhe do të fitojë 1.2 milionë dollarë.