Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar mbështetjen që opozita po i jep banorëve të unazës së re në protestat e tyre si "beteja e radhës idioteske e opozitës me mullinjtë e erës".

Balla tha për Bashën se ka qenë pjesë e përcaktimit të këtij projekti në kohën kur mbante postim e Ministrit të Transportit në 2007 por edhe si Kryetar i Bashkisë.

“Është e pakuptimtë që opozita mungon për ti dhënë votën marrëveshjeve me Gjermaninë. Beteja e radhës me mullinjtë e erës, të asaj ç’ka ka ngelur nga kjo opozitë është e turpshme që pas dështimit te parku, pas dështimeve të sheshi skënderbej,pas historisë pa kuptim të teatrit kombëtar tani kemi një betejë idioteske tjetër si kjo për të penguar ndërtimin e unazës. Aq pa kuptim është sa kryetari në detyrë i opozitës Basha ka qenë pjesë e përcaktimit të gjurmës ku kalon unaza me firmë e me vule si Ministër i Transportit në 2007 por edhe si Kryetar i Bashkisë. Gjurma është miratuar nga Bashkia në 2012. Pra, banorët që sot ankohen te Basha duhet të informohen prej tij për gjurmën e përcaktuar. Unaza do të vijojë. Është e turpshme sa herë kemi një projekt të rëndësishëm zhvillimi në Tiranë e pjesë të tjera të Shqipërisë, PD me nga pas LSI-në synon t’i pengojnë këto projekte, që i japin më shumë interkonektivitet qytetit.”